Kuvendi i Komunës së Ferizajt miratoi subvencionimin e transportit urban dhe urbano-periferik

Sot është mbajtur mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e udhëhequr nga Kryesuesi, Xhavit Zariqi.

Në këtë mbledhje, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Alberton Sahiti, paraqiti propozim-vendimin për miratimin e Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt, si dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor për komunat: Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Partesh, Kllokot, Ranillug, Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit dhe Shtërpcë.

Po ashtu, drejtori Sahiti paraqiti edhe propozim-vendimin për subvencionimin e transportit urban dhe urbano-periferik. Kjo pikë e rendit të ditës u shoqërua me diskutime të gjera pro dhe kundër, por në përfundim u miratua me shumicë votash.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe propozim-vendimin për anëtarësimin e Komunës në ACES EUROPE, shoqatë që promovon politikat sportive evropiane përmes dhënies së çmimeve ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …