Kryetari Agim Aliu priti në takim simbolin e sportit të mundjes, Shaban Tërstena

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu të martën priti në takim kampionin Olimpik në sportin e mundjes, z. Shaban Tërstena.

“Bisedë e këndshme, me emrin që përfaqëson një nga pjesët më krenare të historisë së sportit shqiptar, sinonimi i fitoreve, kampioni medaljeplotë botëror e i papërsëritshmi simbol i sportit të mundjes, Shaban Tërstena nga i cili mora edhe librin e tij, një dokumentimin i suksesit të jashtëzakonshëm sportiv që me të drejtë e meritëplote është krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Shaban Tërstena në vitin 1984 ka fituar në sportin e mundjes në kategorinë 52 kg, medaljen e artë Olimpike në Los Angjelos të SHBA-ve, derisa katër vite më vonë në Seul të Koresë së Jugut u stolisë me medalje të argjendtë olimpike, derisa në kampionatet evropiane ka fituar dy herë radhazi titullin e kampionit, ndërkaq në lojërat e mesdheut, Tërstena ka fituar tri medalje të arta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …