Komuna e Deçanit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor, që studiojnë në Universitetet Publike të Republikës së Kosovës dhe jashtë saj, për vitin akademik 2024/2025.
Fëmijët e dëshmorëve dhe personat me aftësi të kufizuaratë cilët janë student me automatizëm do të jenë përfitues të bursës, ndërsa të tjerët do t’iu nënshtrohen kritereve të parapara në rregulloren për ndarjen e bursave të Komunës së Deçanit.