Ndahet nga jeta kryetari i parë i Komunës së Deçanit, z. Mehmet Bojku

Komuna e Deçanit me pikëllim të thellë njofton për ndarjen nga jeta të profesorit të shquar, ish-të burgosurit politik, udhëheqësit të luftës dhe kryetarit të parë të Komunës së Deçanit, z. Mehmet Bojku.

Në nderim të jetës dhe kontributit të tij të çmuar për komunën dhe vendin, Komuna e Deçanit organizon mbledhje komemorative.

Mbledhja komemorative do të mbahet të martën, më 2 dhjetor, në ora 13:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Bojku, të afërmve, miqve dhe gjithë qytetarëve që e njohën dhe e vlerësuan veprën e tij.

Lavdi jetës dhe kujtimit të Mehmet Bojkut, thuhet në njoftimin e Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan u mbajt takimi i Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje

Sot u mbajt takimi i Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje, në objektin e Komunës …