Komuna e Skenderajt me 30 prill organizon homazhe përkujtimore në nderim të komandantit Ilaz Kodra

Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve e martirëve të rënë, komuna e Skenderajt të enjtën me 30 prill organizon homazhe përkujtimore dhe aktivitete tjera në nderim të komandantit Ilaz Kodra dhe të gjithë dëshmorëve tjerë që ranë më 30 prill të vitit 1999.

Agjenda e aktiviteteve

Në ora 10:00 – Homazhe te Kulla e Ilaz Kodrës në Prekaz

10.30 – Homazhe te Kompleksi Memorial i Dëshmorëve Morinë

11.00 Homazhe në Vërboc

18.00 Turneu Tradicional i Futsallit “Ilaz Kodra” në Palestrën e Sporteve Ilaz Kodra në Skenderaj.

Ftohen të gjithë bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët të marrin pjesë në nderim të jetës dhe veprës së Ilaz Kodrës dhe dëshmorëve tjerë, thuhet në ftesën e Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e Dytë periodik me punonjësit e Administratës komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik për vitin …