“Fer Volley”shpallet kampion pas fitores 3-1 ndaj KV Ferizaj

Finalja e pestë e “play-off”-it për titullin kampion solli një tjetër spektakël mes dy skuadrave ferizajase, Fer Volley dhe KV Ferizaj.

Pas një loje të fortë, dinamike dhe të dominuar në momentet kyçe, Fer Volley arriti një fitore të merituar me rezultat 3-1 në sete.

Ferizaj e nisi më mirë duke fituar setin e parë 22/25, por Fer Volley reagoi menjëherë dhe barazoi me një set të dytë shumë të luftuar 25/23.

Në vazhdim, kampionet në fuqi morën kontrollin e lojës, duke fituar setin e tretë 25/20, ndërsa në setin e katërt ruajtën qetësinë në momentet vendimtare për ta mbyllur 25/22 dhe për të siguruar titullin kampion.

Kupën e kampionit e dorëzuan presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci dhe nënkryetari i Ferizajt Lulzim Aliu, të cilën e pranoi kapitenja Gresa Raçi.

Medaljet u ndanë nga:

Valon Nikqi, sekretar i përgjithshëm i FVK-së

Valon Xhafaj, nënkryetar i FVK-së

Emine Reka, nënkryetare e FVK-së

Antigone Veseli, anëtare e bordit e FVK-së

Abedin Mehani, anëtar i bordit e FVK-së

Arbnora Salihu, deputete e Kuvendit të Kosovës

Lulzim Aliu, nënkryetar i Ferizajt

Gazmend Bytyqi, drejtor i DKRS në Ferizaj

Arbër Bytyqi, drejtor i urbanizmit në Ferizaj

Kjo fitore shënon një arritje të madhe për “Fer Volley” dhe një moment krenarie për sportin në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …