Mbahet mbledhja e Rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së Skenderajt

Të enjtën në sallën e Bordit të Drejtorëve të komunës së Skenderajt është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa, e udhëhequr nga Kryesuesja znj. Adelina Spahiu-Alija.

Në mbledhje morën pjesë drejtorët e drejtorive si dhe anëtaret e komitetit, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:

1. Fjala hyrëse

2. Miratimi i rendit të ditës

3. Propozim për miratimin e Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Skenderajt

4. Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtarës së Komitetit për Komunitete

5. Të ndryshme

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash, duke kaluar për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi disa pika për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Malishevës

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i komunës së Malishevës, organ i Kuvendit të Komunës, …