Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogës

Sot, në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta në mes të QKMF-së, QRSHP-Gjilan dhe DKA, ekipa mjekësore e QKMF-së së Vitisë, e përbërë nga dr.Delvina Lamallari dhe dr.Artë Gashaj zhvilluan dy ligjërata edukative me nxënësit e klasëve të VIII të shkollës fillore “Bafti Haxhiu”, në Viti, si dhe në shkollën fillore”Halil Alidema” në Pozharan, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogës

Çdo vit, më 26 qershor, shënohet Dita Botërore Kundër Drogave dhe Abuzimit me Drogat, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet që sjell përdorimi i substancave narkotike dhe promovimin e një jete të shëndetshme.

Abuzimi me drogat paraqet një sfidë serioze për shëndetin publik, duke ndikuar negativisht në shëndetin fizik dhe mendor, marrëdhëniet familjare, edukimin dhe mirëqenien sociale. Të rinjtë janë veçanërisht të rrezikuar, prandaj roli i familjes, shkollës, institucioneve shëndetësore dhe komunitetit është thelbësor në parandalimin e kësaj dukurie.

Parandalimi fillon me edukimin, informimin e saktë dhe krijimin e një mjedisi mbështetës për fëmijët dhe të rinjtë. Kjo rrit rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve shëndetësorë, institucioneve arsimore dhe komunitetit për të promovuar shëndetin, për të parandaluar varësinë dhe për të mbështetur personat që kanë nevojë për trajtim dhe rehabilitim.

Mesazhi ynë sot është i qartë: Të zgjedhim jetën, shëndetin dhe të ardhmen pa drogë.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent

Sot, përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në …