Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent

Sot, përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen e OSBE-së në Kosovë.

Gjatë punëtorisë u trajtuan procedurat e koordinimit ndërinstitucional dhe reagimit në rast të fatkeqësive natyrore, me fokus të veçantë në menaxhimin e situatave të shkaktuara nga vërshimet.

Komuna e Rahovecit mbetet e përkushtuar në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe bashkëpunimit ndërmjet akterëve relevantë për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Janë mbajtur dëgjimet publike buxhetore në Likoc dhe në Qirez

Komuna e Skenderajt ka mbajtur dëgjimet publike buxhetore në Bashkësinë Lokale të Likocit dhe në …