Kryetari Lushtaku mbajti takimin e parë publik me qytetarët për vitin 2026

Në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Skenderajt, u mbajt takimi i parë publik me qytetarët për vitin 2026.

Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe një numër i madh qytetarësh.

Gjatë takimit, Kryetari i Komunës dhe drejtorët e drejtorive prezantuan punën, aktivitetet dhe projektet e realizuara gjatë periudhës së deritanishme, si dhe planet dhe prioritetet për periudhën në vijim.

Qytetarët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, të japin sugjerime dhe të ndajnë vërejtjet e tyre lidhur me çështje me interes publik, duke zhvilluar një dialog të hapur dhe konstruktiv me përfaqësuesit komunalë.

Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, duke e konsideruar bashkëpunimin me qytetarët si një element kyç për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj mbajti takimi e parë publik me qytetarët për vitin 2026

Sot u mbajt takimi i parë publik për këtë vit me qytetarët e Komunës së …