Kryetari Lushtaku mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Kosovë, Sh.T. Sabri Tunç Angılı, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e shënimit të 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje ishte një shprehje e respektit për qëndresën e popullit turk në mbrojtje të demokracisë, institucioneve dhe rendit kushtetues, si dhe një vlerësim për marrëdhëniet e mira miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Komuna mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe për kultivimin e marrëdhënieve të ndërsjella në frymën e respektit, miqësisë dhe bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi punimet në Sadovinë të Jerlive dhe Skifteraj

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që po zhvillohen në asfaltimin …