Filluan punimet në ndërtimin e Parkut Solar në Kramavik dhe Gur të Kuq

Në fshatin Kramavik të Rahovecit është mbajtur ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e Parkut Solar me kapacitet prej 105 MW, një prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Në ceremoni morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të cilët folën për rëndësinë e projektit në avancimin e tranzicionit energjetik, rritjen e kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit. Në fjalën e tij kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, tha se ndërtimi i Parkut Solar në Kramavik dhe Gur të Kuq është një investim serioz nga sektori privat, përkatësisht nga konzorciumi “Orllati Group”, i udhëhequr nga z. Avni Orllati, e që është kontribut i rëndësishëm për më shumë siguri energjetike dhe për zhvillim të qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

DKRS Ferizaj finalizon përgatitjet për manifestimin tradicional “Ditët e Mërgatës”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Ferizaj ka finalizuar përgatitjet për organizimin e …