Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, po vazhdon angazhimin në mirëmbajtjen e ambientit dhe hapësirave të gjelbra në qytet.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Izet Hoti, së bashku me zyrtarin për ambient, Naser Morina, kanë parë nga afër punimet në rregullimin dhe mirëmbajtjen e ambientit, në parkun e qytetit, i cili është një nga hapësirat më të frekuentuara nga qytetarët.
Me këtë rast, drejtori Izet Hoti theksoi rëndësinë e mirëmbajtjes së vazhdueshme të hapësirave publike.
“Mirëmbajtja e ambientit dhe e hapësirave të gjelbra është një prioritet për Drejtorinë e Shërbimeve Publike. Synimi ynë është që qytetarëve t’u ofrojmë një mjedis të pastër, të rregullt dhe të gjelbër, ku mund të kalojnë kohën e lirë në kushte sa më të mira. Apelojmë edhe te qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e këtyre hapësirave, pasi ato janë pasuri e përbashkët”, tha drejtori i Shërbimeve Publike, Izet Hoti.