U zbulua pllaka përkujtimore në nderim të dëshmorëve Mustafë Durguti, Halim Durguti dhe Nuredin Durguti

Të enjtën u zbulua pllaka përkujtimore në nderim të dëshmorëve Mustafë Durguti, Halim Durguti dhe Nuredin Durguti, të cilët u pushkatuan nga forcat e regjimit serbo-jugosllav në Bubavec, më 13 dhjetor 1945.

Me këtë rast u nderua sakrifica dhe kontributi i tyre për lirinë e atdheut, duke ruajtur të gjallë kujtimin dhe veprën e tyre për brezat që vijnë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve. Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, si dhe ish Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Xhevat ef. Kryeziu.

“Mustafë Durguti ishte personalitet i veçantë atdhetar që veproi pareshtur për lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare deri në frymën e fundit.

Sakrifica e tyre është gurthemeli mbi të cilin u ndërtua rruga jonë drejt lirisë. Emrat dhe vepra e tyre do të mbeten përherë të gdhendur në kujtesën tonë kolektive, si frymëzim për brezat që vijnë.

Është detyrë e secilit prej nesh ta ruajmë dhe ta nderojmë këtë trashëgimi, duke kujtuar me mirënjohje ata që dhanë gjithçka për atdheun dhe lirinë e tij.

Lavdi e përjetshme Mustafë Durgutit, Halim Durgutit dhe Nuredin Durgutit! Qoftë i paharruar kujtimi dhe sakrifica e tyre”, ka shkruar kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Prezantohet analiza ekzistuese dhe vizionet strategjike të Komunës së Ferizajt në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal

Në kuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) të Ferizajt, sot është …