U mbajt konsultim publik për Draft-Hartën Zonale të Komunës së Rahovecit

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit të komunës së Rahovecit, mbajti të enjtën konsultimin publik për Draft-Hartën Zonale të Komunës, me pjesëmarrjen e qytetarëve, përfaqësuesve të Institutit INSI, kompani hartuese e dokumentit, institucioneve komunale dhe palëve të tjera të interesuara.

Gjatë takimit u prezantua Draft-Harta Zonale dhe u diskutuan komentet, sugjerimet dhe rekomandimet e pjesëmarrësve, të cilat do të shqyrtohen gjatë finalizimit të dokumentit.

Shqyrtimi publik i Draft-Hartës Zonale do të zgjasë 30 ditë, duke filluar nga dita e enjtë me 16 korrik 2026. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët, bizneset dhe të gjitha palët e interesuara mund të paraqesin kërkesat, komentet dhe rekomandimet e tyre drejtpërdrejt në zyrat e Komunës së Rahovecit ose t’i dërgojnë ato përmes adresave zyrtare të e-mailit të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Prezantohet analiza ekzistuese dhe vizionet strategjike të Komunës së Ferizajt në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal

Në kuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) të Ferizajt, sot është …