Ideali i lirisë është i pavdekshëm

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Fortesës ka thënë se kjo betejë zë një vend të veçantë në historinë e lavdishme të Rahovecit. 28 vjet më parë, në këtë vend u shkrua një kapitull krenarie dhe qëndrese ndaj pushtuesit serb që kishte vërshuar drejt qytetit të Rahovecit.

Për idealin e lartë të lirisë, ranë heronjtë Agim Kelmendi, Gani Paçarizi dhe Tafil Zyberaj. Atë ditë të 18 korrikut, luftimet ishin intensive dhe bëhej qëndresë e madhe përballë armikut, e në këtë përballje të pabarabartë u plagosën rëndë bashkëluftëtarët Isuf Gashi dhe Halim Kelmendi, po ashtu, edhe unë pata fatin të plagosem në këtë betejë, si dhe u kapën rob nga forcat serbe, bashkëluftëtarët: Vehbi Muharremi, Isak Hoti, Sokol Morina dhe Nesret Hoti.

Në Fortesë, luftëtarët e UÇK-së qëndruan për 30 orë, duke ndalur depërtimin e forcave ushtarake dhe policore serbe në Rahovec. Përballë një armiku të egër, luftëtarët e UÇK-së treguan vendosmëri dhe sakrificë mbinjerëzore, ka shkruar Latifi.

Rezistenca e atyre ditëve dhe mbështetja e popullit tonë janë dëshmi e krenarisë kombëtare.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut që ranë në betejën e Fortesës!

Përulemi para veprës së tyre madhështore e të pavdekshme, ka kujtuar betejën e Fortesës, kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Rendimente të larta dhe cilësi e mirë – fushata e korrjes së grurit drejt përfundimit në Malishevë

Fushata e korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Malishevës po shkon drejt përfundimit, ndërsa rezultatet …