Njoftohen qytetarët e Komunës së Malishevës dhe kryetarët e fshatrave se sot, e hënë (20.07.2026) fillojnë dëgjimet publike për hartimin e Buxhetit Komunal 2027–2029, me fokus të veçantë në buxhetin e vitit 2027.
Ftoheni të merrni pjesë për të dhënë sugjerimet dhe propozimet tuaja për projektet kapitale dhe projektet e tjera që do të realizohen gjatë viteve 2027–2029.
Orari i dëgjimeve për sot:
18:30 – Për banorët e Bellanicës, Bardhit, Ngucatit dhe Temeqinës, në SHFMU “Ismail Qemali” – Bellanicë.
20:00 – Për banorët e Banjës, Kërvasarisë dhe Senikut, në SHFMU “Naim Frashëri” – Banjë.
Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për planifikimin e zhvillimit të komunës, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.


Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
