REAGIM nga Komuna e Vitisë

Komuna e Vitisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me raportimet për mospërfshirjen e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në planifikimin buxhetor për vitin 2027.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka një rëndësi të veçantë edhe për Komunën e Vitisë, pasi një numër i konsiderueshëm i të rinjve nga komuna jonë ndjekin studimet në këtë institucion dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre profesionale.

Besojmë se arsimi i lartë duhet të mbështetet dhe të zhvillohet vazhdimisht. Prandaj, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që ta rishqyrtojnë këtë çështje dhe të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për funksionimin normal të Universitetit.

Komuna e Vitisë mbështet ruajtjen dhe fuqizimin e këtij institucioni të rëndësishëm të arsimit të lartë, në interes të studentëve, të rajonit dhe të zhvillimit të vendit.

DKA – Viti

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt Dëgjimi Buxhetor me banorët e Opterushës, Zoqishtit dhe Retijës

Cikli i dëgjimeve buxhetore të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave të komunës së Rahovecit ka  …