Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka ftuar veteranët, invalidët e luftës së UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve, që të premtën me 4 shtator në ora 19.00 në Shtabin e UÇK-së në Likofc të jenë të pranishëm në një tubim të përbashkët që zhvillohet në kuadër të aktiviteteve “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, i ideuar nga platforma “Liria ka emër” dhe e organizuar nga Komuna e Skenderajt.
Së bashku do të kujtojmë sakrificën, do të nderojmë dëshmorët dhe gjithë të rënët në luftë dhe do të përcjellim mesazhin e përbashkët për drejtësi në Hagë.
Mirë se vini në Likofc!