Në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil Ahmeti, i cili u flijua për lirinë e Kosovës në moshën 23-vjeçare.
Në ceremoninë e rivarrimit morën pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kosovare Ahmeti, të cilët nderuan figurën dhe sakrificën e martirit Fadil Ahmeti, i cili tashmë do të prehet në tokën e tij, pranë dëshmorëve dhe martirëve të Rezallës.
Lavdi e përjetshme martirit Fadil Ahmeti dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë.