Komuna e Dragashit merr përvoja nga Suhareka për blerjen e aparatit të mamografisë

Me ndërmjetësimin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Prizren, sot një delegacion i Komunës së Dragashit, ka qëndruar në Komunën e Suharekës. Arsye e vizitës ishte marrja e përvojave nga Suhareka, për t’u pajisur me aparaturën e mamografisë, të cilën Komuna e Suharekës tashmë e ka blerë. Zyrtarja për të drejtat e njeriut nga OSBE-ja, znj.Zehra Taktak lidhur me takimin ka thënën se: “OSBE ka parë nevojën e shprehur nga Komuna e Dragashit për mamografi dhe duke qenë se është e njoftuar për praktiken e ngjashme në Suharekë, pranoi të ndihmojë këtë komunë në lehtësimin e shkëmbimit të përvojave me Suharekën”. Në takimin e përbashkët me delegacionin nga Dragashi që përfaqësohej nga drejtori i QKMF-së Ramadan Jashari, Zyrtari kryesor financiar Beqir Rushiti, Asamblistia nga radhët e PDK-së, Nazmie Nebiu-Veliu dhe zyrtarja për barazi gjinore, Lindita Kozmaqi-Piraj, u fol për mënyrën e gjetjes për blerje të aparaturës. Kryesuesi i Kuvendit z.Refki Gega, drejtori i drejtorisë së Shëndetësisë z.Frashër Behluli dhe drejtori i QKMF-së kanë fol rreth asaj se çfarë ka bërë Komuna e Suharekës, kurse zyrtarja për barazi gjinore Habibe Bytyçi, ka sqaruar se fillimisht kjo ka rrjedh si iniciativë nga ana e grupit të Këshilltareve femra në Kuvendin Komunal, që pastaj është përkrahur edhe nga kryetari i Komunës, Sali Asllanaj. Të njëjtën metodë do ta shfrytëzojmë edhe ne tha këshilltarja nga radhet e PDK-së në Kuvendin Komunal të Dragashit, Nazmie Nebiu-Veliu. Pas këtij takimi, pjesëmarrësit kanë vizituar QKMF-në në Suharekë dhe kanë parë për së afërmi aparaturën dhe hapësirën ku ai gjendet si dhe janë interesuar për stafin teknik që do të punojë me aparaturë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …