Rruga “Beqir Hajrizi” në Skenderaj e gatshme për kubëzim

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka monitoruar punimet në projektet infrastrukturore në qytetin e Skenderajt, konkretisht në rrugën “Beqir Hajrizi”. Me këtë rast z. Nura ka deklaruar se prioritet i institucioneve lokale është edhe modernizimi i lagjeve të Skenderajt më qëllim të krijimit të kushteve për jetë më të mirë të të gjithëve. “Investime të shumëanëshme karshi kërkesave të qytetarëve po realizohen në shumë pjesë të qytetit dhe në disa fusha, si në infrastrukturën rrugore, kanalizime, ujësjellës, si dhe në efikastitin e shërbimeve e në rritjen e cilësisë së tyre”, theksoi z. Nura. Komuna e Skenderajt po vazhdon realizimin e projekteve infrastrukturore në tërë territorin e saj. Fokus i investimeve është pa dyshim qyteti i Skenderajt ku përveç projekteve të mëdha kapitale, po realizohen edhe projekte në infrastrukturën e lagjeve. Në këtë kuadër shumë afër përfundimit është rruga “Beqir Hajrizi”. Kjo rrugë shtrihet nga rruga “Osaman Geci”, pranë shkollës “Ahmet Delia” deri në rrugën “Ali Gashi”. Asfaltimi i kësaj rruge i shton bukurinë kësaj lagjeje të re të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …