Komuna e Skenderajt ndihmon Alban Beqirin

Me iniciativë të nënkryetarit të Komunës së Skenderajt Fadil Nura, Kuvendi komunal i Skenderajt ka marrë vendim për të ndihmuar Alban Beqirin me 5000 euro, ndihmë për shërimin e tij jashtë vendit.

Propozimi është përkrahur unanimisht nga të gjithë anëtarët e Kuvendit, gjithashtu ata kanë marrë iniciativë për ndihmë individuale nga secili anëtar.

Alban Beqiri është një i ri nga Baksi i Skenderajt i cili vuan nga sëmundja e leukemisë dhe momentalisht është duke u trajtuar në Turqi. Në ndihmë të tij janë organizuar shumë aksione nga grupe të ndryshme të qytetarëve të Skenderajt dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për orarin e Dëgjimeve Buxhetore me qytetarët nga komuna e Malishevës

Njoftohen qytetarët e Komunës së Malishevës dhe kryetarët e fshatrave se sot, e hënë (20.07.2026) …