Nisen punimet për ndërtimin e rrugës së Kelmendëve në fshatin Rastavicë

Të martën në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjeve të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës e Deçanit, kanë nisur punimet në ndërtimin e rrugëve te Kelmendëve dhe të shkollës në fshatin  Rastavicë të Deçanit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i komunës së deçanit Rasim Selmana, nënkryetari Sami Cacaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Për banorët e këtij fshati kjo rrugë ka qenë mëse e domosdoshme sidomos për nxënësit që frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë për në shkollën ,,Rexhep Kadrijaj’’.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për orarin e Dëgjimeve Buxhetore me qytetarët nga komuna e Malishevës

Njoftohen qytetarët e Komunës së Malishevës dhe kryetarët e fshatrave se sot, e hënë (20.07.2026) …