Brickos

Ministri Reçica ka pritur në takim Baroneshën Arminka Helić

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka pritur në takim Baroneshën Arminka Helić, njëherit anëtare e Parlamentit Britanik me të cilën diskutuam rreth viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë. E njoftova Baroneshën Helić në detaje për gjithë procesin e trajtimit të këtyre viktimave, deri në fillimin e njohjes dhe verifikimit të statusit të kësaj kategorie që zyrtarisht ka nisur më 5 shkurt të këtij viti, si dhe rreth numrit të aplikacioneve të pranuara dhe atyre të trajtuara deri më tani. Ministri Reçica theksoi se, përveç kompensimit material, do të angazhohemi që kjo kategori të gëzojë trajtim meritor duke i ofruar sigurim e shërbime shëndetësore të mirëfillta, punësim dhe aftësim profesional, arsimim kualitativ, rehabilitim, etj. Kërkova bashkëpunim nga Britania e Madhe në këtë pikë ku mora garancën e plotë nga Baronesha Helić për mbështetje tha ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …