leoni

Agjenda e aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Rahovecit, me rastin e shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Agjenda e aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Rahovecit, me rastin e shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Më datë: 16 shkurt 2021. Ora 17:00- Ndeshje miqësore në futboll të vogël-Futsall- (Palestra Sportive ‘’Mizahir Isma’’, Rahovec).

Më datë: 17 shkurt 2021. Ora 08:00 – Pritja e mysafirëve nga Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi-(në Zyrën e Kryetarit)

Ora 09:00- 11:00 – Homazhe në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve të komunës së Rahovecit

Ora 12:00 – Seancë solemne për nderë të “17 Shkurtit”- (Salla e Kuvendit Komunal)

Ora 13:00 – Ekspozitë personale e piktorit Fehmi Hoxha e cila do të mbahet në hotel ‘’Park Plaza’’ në Rahovec

Ora 14:00 – Programi festiv- në Shkollën e Muzikës ‘’Faik Sylka’’, Rahovec

Aktivitetet mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Smajl Latifi.

Për shkak të gjendjes se krijuar nga virusi Covid-19,  aktivitete do të mbahen në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …