Apel për qytetarët që jetojnë në afërsi të lumit Mirusha

Bazuar në vlerësimin e situatës nga reshjet e 24 orëve të fundit dhe gjendjen aktuale në terren, u bëhet apel qytetarëve të fshatrave që jetojnë përreth lumit Mirusha, sidomos fshatrat Mirushë, Lubizhdë, Turjakë, Dmanek dhe Bubël, që të kenë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përkatëse, në rast të paraqitjes së ndonjë situate që kërkon vëmendje.

Shtabi Emergjent ka vlerësuar se, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, ekziston mundësia e rritjes së nivelit të ujit në lumin Mirusha. Për këtë arsye, qytetarët që jetojnë në afërsi të lumit këshillohen të tregojnë kujdes dhe të jenë të informuar për zhvillimet e mëtejme.

Ndërkohë, të gjitha ekipet emergjente dhe të intervenimit janë në terren dhe po angazhohen vazhdimisht aty ku paraqitet nevoja, përfshirë pastrimin e urave nga mbeturinat dhe trungjet e drunjve, si dhe në përgjigje të thirrjeve të qytetarëve.

Po ashtu, rekomandohet që të shmangen lëvizjet e panevojshme për shkak të vështirësive në qarkullim, ndërsa në rastet kur lëvizja është e domosdoshme, të përdoren rrugët alternative.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja në Komunën e Malishevës po shkon drejt stabilizimit

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, pas reshjeve të fundit, paraqitet stabile dhe e qetë. …