Arritje të shumta në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme në Ferizaj Aurora Ramadani, gjatë ditës së enjte ka prezantuar raportin e punës njëvjeçare. Sipas saj në këtë drejtori me sukses janë përmbushur të gjitha objektivat e paraparë. Madje ka përmendur disa prej tyre, duke potencuar realizmin me suksese të projektit të menaxhimit të radhëve tek sektori i Gjendjes Civile, aktivizimin e ashensorit të komunës, aprovimin e rregullores së asgjësimit të dokumentacionit, pajisjen e veturave zyrtare me gjipies etj. Duke u ndërlidhur me aspektet që lidhen me organizimin e punëve, ka shtuar se po punohet në organogramin e ri të komunës së Ferizajt, ndërsa ka spikatur edhe nisjen e procesit të zgjedhjes së përfaqësuesve të fshatrave. Ndryshe në këtë drejtori, kanë thënë se janë të vendosur që të punojnë në avancimin e shërbimeve gjithnjë në interes të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …