Me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Rahovec, nën përkujdesjen e OJQ “Hareja” dhe Komunës së Rahovecit, u shënua 1 Qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Me këtë rast fëmijët përjetuan çaste gëzimi e aktivitete të veçanta, në këtë ditë që u kushtohet atyre.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në fjalën e tij ka uruar që fëmijët të rriten në paqe, harmoni e dashuri, si dhe të kenë përmbushje të ëndrrave!
Ne, shtoi kryetari Latifi, do të vazhdojmë të punojmë shumë për të siguruar kushte sa më të mira për mësim e argëtim për të gjithë fëmijët pa dallim.