Është mbajtur mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve në komunën e Vitisë, me që rast u diskutua për disa pika që ishin paraparë për këtë takim. Ndër tjerash, më së shumti është diskutuar rreth planifikimit dhe afateve të kontratave e që kanë të bëjnë me zyrën e prokurimit, si dhe planifikimet e mëhershme të drejtorive por edhe zyrave, në mënyrë që mos të mbeten hapësira në realizimin e punëve dhe planeve që parashihen brenda një afati të caktuar kohor. Për këtë, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka kërkuar nga drejtorët përqendrim për përcaktim të nevojave që kanë, ndërkohë që nga zyrtari i prokurimit u kërkua që paraprakisht të njoftoj për përfundimet e kontratave dhe të paralajmëroj me përgatitjen e procedurave për të mos lënë hapësira që ndikojnë në ndërprerje çoftë furnizimeve apo edhe kryerjen e punëve në afat të caktuara.