leoni

DBPZhR në komunën e Skenderajt, ka organizuar një trajnim për sektorin e bletarisë

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Skenderajt, ka organizuar një trajnim për sektorin e bletarisë me temën “Zhvillimi pranverorë i bletës dhe përgatitja e kullotës”.

Në këtë aktivitet trajnimi, në të cilin ka qenë i pranishëm edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë marrë pjesë bletarë nga komuna e Skenderajt, të cilët merren me bletari, ndërsa rreth temës ka shpjeguar eksperti i kësaj çështjeje, Zymer Bajraktari.

Komuna e Skenderajt nëpërmjet Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në kuadër të planit vjetor të punës, ka paraparë mbështetje në forma të ndryshme për sektorin e bletarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë njofton se hapja e sezonit të gjuetisë 2025/2026 nuk vlenë për territorin e Komunës së Malishevës

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Malishevës përmes një vednimi të …