Deçani mirëpret Kampionatin Botëror Senior IFMA 2026!

Deçani është gati të mirëpresë një nga ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare – Kampionatin Botëror Senior në Muaythai – IFMA 2026.

Ky aktivitet madhështor organizohet nga Federata Ndërkombëtare në Muaythai, në bashkëpunim me Komunën e Deçanit, me mbështetjen e sponsorëve dhe partnerëve nga 1 deri më 14 shtator.

Gjatë këtyre ditëve, Deçani do të jetë nikoqir i sportistëve, delegacioneve dhe dashamirësve të sportit nga vende të ndryshme të botës.

Ceremonia zyrtare e hapjes do të mbahet më 5 shtator, në ora 14:00, në Pallatin e Sporteve “Ruzhdi Ramosaj” në Deçan.

Ftohen qytetarët, sportdashësit dhe të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë sportive dhe të përjetojnë nga afër emocionet e Kampionatit Botëror në Muaythai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi uron fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, me …