Dëmtohet ndriçimi publik në parkun “Idriz Rreci” dhe në hapësirën “Te pishat” në qytetin e Skenderajt

Disa dëmtime të qëllimshme në rrjetin e ndriçimit publik janë shkaktuar këto ditë, ka njoftuar Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunën e Skenderajt.

Me këtë rast, janë dëmtuar shtyllat në parkun publik “Idriz Rreci” dhe në hapësirën “Te pishat” në qytet.

Komuna e Skenderajt kërkon me mirëkuptim nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesen jo vetëm për ndriçimin, por edhe për gjithçka tjetër që është pronë publike.

Veprimet e tilla janë të sanksionueshme me legjislacionin në fuqi, ku parashihen gjoba të larta.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Thirret Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Komunal, e dhjeta për këtë vit kalendarik

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebbok fton anëtarët e Kuvendit …