Screenshot

Kryetari Ramosaj merr pjesë në zbulimin e Bustit të dëshmorit të kombit, Mustafë Qorraj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka marr pjesë në përurimin e bustit të dëshmorit të kombit, Mustafë Qorraj në fshatin Pemishtë të Skenderajt.

“Pata nderin të marr pjesë në një ngjarje të veçantë dhe plot emocion në qytetin e Skenderajt, në fshatin Pemisht, ku u zbulua busti i komandantit Mustafë Qorraj.

Me këtë rast, me përulësi përkujtuam edhe komandantin Ajet Beqiri dhe dëshmorët Shukri Qorraj e Isuf Sadikaj.

Me respekt dhe mirënjohje përulemi para veprës dhe sakrificës së tyre për lirinë e vendit tonë. Kujtimi për ta mbetet i gjallë dhe na obligon që çdo ditë të nderojmë idealin për të cilin ata dhanë gjithçka.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt aktiviteti kulturor “Avancimet Kulturore Profesor Ajet Beqiri 2026”

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj u mbajt aktiviteti kulturor “Avancimet Kulturore Profesor …