Do të mbahet takim me biznese nga diaspora

Komuna e Ferizajt përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, ju fton të merrni pjesë në tryezën me biznese nga diaspora. Data 2 Gusht 2024 ora 10:30 në Restaurant & Hotel Rubis, Ferizaj.Kjo tryezë ofron një mundësi unike për t’u njohur me projektet e Komunës së Ferizajt, mundësitë për investime nga diaspora në Ferizaj, si dhe të diskutoni për mënyrat e bashkëpunimit mes bizneseve të diasporës dhe institucioneve lokale të Ferizajt. Mos e humbisni këtë rast për të zgjeruar rrjetin tuaj dhe për të kontribuar në zhvillimin e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …