Drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu ju bënë thirrje personelit arsimor që të vaksinohen kundër Covid-19
I nderuari personel arsimor
Siç e dini është paraparë që mësimi nëpër shkolla të filloj me prezencë fizike, në anën tjetër vazhdimisht në vend po shënohet rritje e numrit të të infektuarave nga virusi Covid-19.
Me qëllim që të ruajmë shëndetin publik, ftojë të gjithë personelin arsimor të komunës së Vitisë, që të vaksinohen kundër këtij virusi. Prandaj i bëjë thirrje të gjithë punëtorëve të arsimit, mësimdhënësve dhe personelit tjetër që të vaksinohen.
Duhet të kemi parasysh se vaksinimi është mbrojtja më e mire e shëndetit të qytetarëve tanë dhe përmes tij ne do të mundësojmë nxënësve dhe fëmijëve që vijojnë mësimin në bankat shkollore dhe të parandalojmë pasojat nga virusi pandemik.