Drejtori i Inspektoratit Jakup Gashi dhe komandanti i Policisën ë Malishevë Nazmi Zogaj vizitojnë lokacionet për mbeturina inerte në Komunën e Malishevës

Sot, Drejtori i Drejtorisë të Inspektoratit në Komunën e Malishevës, z. Jakup Gashi, së bashku me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, z. Nazmi Zogaj, kanë realizuar një vizitë në tri lokacionet e caktuara për hedhjen e mbeturinave inerte: Gajrak Banjë, Gradina në Kijevë dhe Grab-Grab Panorc.

Gjatë vizitës, zyrtarët komunalë kanë parë nga afër gjendjen në këto hapësira dhe kanë diskutuar për menaxhimin sa më të rregullt të mbeturinave inerte dhe mbrojtjen e mjedisit.

Po ashtu është bërë e ditur se shumë shpejt në këto lokacione do të vendosen sinjalizues informues, të cilët do t’i ndihmojnë qytetarët të orientohen më lehtë për vendndodhjen e tyre, si dhe do të sqarojnë se cilat lloje të mbeturinave mund të hidhen në këto hapësira.

Me këtë rast u është bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Malishevës që të respektojnë këto lokacione dhe të kenë kujdes se ku i hedhin mbeturinat inerte, pasi hedhja e tyre jashtë vendeve të përcaktuara do të ndëshkohet sipas ligjit.

Komuna e Malishevës, me vendim të datës 05.05.2022, ka përcaktuar këto tri lokacione për hedhjen e mbeturinave inerte. Sipas këtij vendimi, në të ardhmen parashihet që këto deponi të mbeturinave të rikultivohen dhe të kthehen në zona të gjelbra, në shërbim të komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete të komunës së Deçanit. Mbledhjen e …