Drejtori Naim Pira vizitoi qendrat grumbulluese të grurit

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në komunën e Vitisë, z. Naim Pira, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot qendrat grumbulluese të grurit në Viti dhe Kllokot.

Gjatë vizitës, ai u njoftua me rendimentet e sivjetme, procesin e grumbullimit dhe çmimet aktuale të grurit.

Me këtë rast, drejtori Pira vlerësoi angazhimin e fermerëve, ndërsa theksoi se çmimet aktuale të grumbullimit nuk janë të favorshme dhe nuk i mbulojnë në masën e duhur kostot e prodhimit.

Ai ritheksoi gatishmërinë e Drejtorisë për Bujqësi që të vazhdojë mbështetjen dhe përkrahjen e fermerëve të Komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi disa pika për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Malishevës

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i komunës së Malishevës, organ i Kuvendit të Komunës, …