Edhe Komuna e Skenderajt ka filluar fushatën e ndërgjegjësimit të gjerë publik lidhur me sëmundjen e kancerit të gjirit

Edhe Komuna e Skenderajt ka filluar fushatën e ndërgjegjësimit të gjerë publik lidhur me sëmundjen e kancerit të gjirit, me një aktivitet simbolik ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe zyrtarët tjerë të Komunës. Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Njësinë për të Drejtat e Njeriut – Zyra për Barazi Gjinore, kanë paraparë një sërë aktivitetesh për nder të muajit ndërkombëtar të luftës përballë kancerit. Në kuadër të fushatës, do të organizohet edhe ecja kundër kancerit, që do të mbahet me 13 tetor nga ora 12:00, në Sheshin “Adem Jashari”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon Javën për Vetëdijësimin ndaj Kancerit të Qafës së Mitrës

QKMF në Viti ka përmbyllur Javën për vetëdijësimin ndaj kancerit të qafës së mitrës me …