Edhe Komuna e Skenderajt pjesë e zbatimit të Programit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe Koordinatori Nacional i Programit për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri dhe drejtori për Arsim në Skenderaj, Bekim Latifi, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për avancimin e pozitës së të rinjve në fushat e sportit, kreativitetit kulturor dhe garave për dituri. Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje Bashkëpunimi është përcaktimi i angazhimeve të ndërsjella mes Qeverisë së Kosovës, dhe institucionet tjera përkatëse, në realizimin e projekteve konkrete në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, synohet përforcimi i kapaciteteve intelektuale, kulturore e sportive të rinisë kosovare, si dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të interesit të përbashkët të të dyja palëve. Disa nga fushat e bashkëpunimit do të jenë; shkëmbimi i përvojave dhe mbështetja e ndërsjellët për projektet rreth rinisë, kulturës dhe sportit; aranzhimi i përbashkët i Komunës së Skenderajt dhe institucioneve qendrore për aktivitetet që kanë për synim grumbullimin e donacioneve ndërkombëtarë për projektet që promovojnë kulturën dhe sportin; pastaj angazhimin e përbashkët rreth ecurisë dhe mbajtjes së garave sportive, të diturisë dhe kreativitetit kulturor, si në nivelin shkollor lokal/komunal po ashtu edhe në atë qendror; si dhe bashkëpunim në ndërhyrje në infrastrukturën sportive duke ofruar bashkëpunim dhe zhvillim të garave.

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …