Me përkushtim të Komunës së Deçanit, si dhe të kryetarit të komunës z. Bashkim Ramosaj, po mbyllet viti me realizimin e projekteve të rëndësishme rrugore në Strellc të Ulët dhe në të gjitha fshatrat e komunës.
Aktualisht po punohet në rregullimin e rrugëve në 5 vendbanime:
Strellc i Epërm
Strellc i Ulët
Lëbushë
Drenoc
Kodrali
Është paraparë sipas projekteve të kontraktuara se do të punohet edhe në këto tri rajone:
Kryetari Ramosaj tha me këtë rast se do të vazhdohet me të njëjtën dinamikë edhe në fshatrat e tjera, aty ku ka mbetur ndonjë rrugicë pa u rregulluar ose është ndërtuar ndonjë shtëpi e re.
Qytetarët e Komunës së Deçanit mund të jenë të sigurt se çdo rrugë e rrugicë është e përfshirë në projektin që po realizohet në kuadër të Llotit 4 nga kompania “LIKA”.
Deçani, si një komunë e vogël me buxhet modest, shpesh të pamjaftueshëm për kërkesat e shumta të qytetarëve, ka kaluar sfida të mëdha:
I anashkaluar historikisht
I shkatërruar gjatë luftës
Pa mbështetje të mjaftueshme pas luftës
Faleminderit për besimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, është shprehur në fund, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.