Edhe Skenderaj me Zyre për Ndihmë Juridike Falas

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka prit në takim Drejtorin Ekzekutiv të Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas, Ramadan Gashi dhe drejtoreshën e Departamentit për Shërbime Juridike Falas, Anita Alaj Kalanderi, me të cilët është diskutuar për projektin e këtij agjencionit që ka të bëjë më funksionalizimin e shërbimeve juridike falas, në komunën e Skenderajt. Edhe në Skenderaj do të hapet zyra për ndihmë juridike falas, projekti ky i mbështetur nga UNDP, pasi të përfundojnë procedurat e shpalljes së konkursit për pranim të një zyrtari, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet ndihmë juridike falas. Kryetari Jashari i ka dhuruar Gashit Stemën e Komunës, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kohën që ishte në krye të Komunës së Skenderajt, në periudhën e pasluftës ku ishte e shkatërruar pothuajse gjithçka.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …