Ekrem Kastrati: Me krenari po ju prezantoj listën e kandidatëve të Nismës Socialdemokrate për Kuvendin e Komunës së Malishevës

Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës,
Me krenari po ju prezantoj listën e kandidatëve të Nismës Socialdemokrate për Kuvendin e Komunës së Malishevës, të përbërë nga 30 profesionistë e aktivistë të palodhur, të gatshëm të punojnë për zhvillimin e komunës sonë, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Kjo listë përfaqëson energjinë, përvojën dhe vizionin tonë për një Malishevë Urbane më të zhvilluar.
Me këtë ekip do të vazhdojmë të realizojmë projekte të mëdha që kanë transformuar komunën tonë, nga infrastruktura urbane, investimet në arsim e shëndetësi, te mbështetja për bujqësinë dhe zhvillimin ekonomik.
Nisma Socialdemokrate është garancia që Malisheva ecën përpara, me plane konkrete dhe punë të prekshme e të mëdha.
Ky është ekipi që do të qëndrojë pranë jush dhe do të punojë për të gjithë qytetarët e Malishevës.
Suksese të gjithëve!

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: EKSPOZITË ME FOTOGRAFI E VEPRIMTARIT ATDHETAR, MËRGIMTARIT ISUF MORINA – RIKTHIM NË HISTORI

Në kuadër të muajit të mërgimtarëve në parkun e qytetit u prezantua një ekspozitë me …