Është nënshkruar marrëveshja trepalëshe bashkëpunimi ndërmjet komunave Skenderaj, Mitrovicë dhe Vushtrri për inicimin e menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në një ceremoni të organizuar, sot në Mitrovicë është nënshkruar marrëveshja trepalëshe bashkëpunimi ndërmjet komunave Skenderaj, Mitrovicë dhe Vushtrri, për bashkëpunim ndër-komunal për inicimin e menaxhimit të integruar të mbeturinave. Në emër të Komunës së Skenderajt, marrëveshjen e ka nënshkruar kryetari Fadil Nura, në emër të Komunës së Mitrovicës, nënkryetari Arian Tahiri, kurse në emër të Komunës së Vushtrrisë kryetari Ferit Idrizi. Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje është krijimi i kushteve bazë për komunat respektive, drejt themelimit të sistemit rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave, nëpërmjet bashkëpunimit ndër-komunal. Në ceremoni kanë qenë të pranishëm kryesueset e kuvendeve komunale, Adelina Spahiu (Skenderaj), Vesa Broja (Mitrovicë), Melihate Basholli (Vushtrri), drejtorët komunalë të shërbimeve publike dhe të ftuar të tjerë. Kjo marrëveshje e nënshkruar është ndihmuar nga GIZ-i gjerman, i cili vazhdimisht ofron mbështetje në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe përmirësimit të shërbimeve publike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …