Brickos

Është përkujtuar heroi Ahmet Delia, në përvjetorin e 110 të rënies së tij

Me një organizim madhështor nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, është përkujtuar heroi Ahmet Delia, në përvjetorin e 110 të rënies së tij, në një luftë përballë ushtarëve çetnikë të pushtuesit serb. Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, në fjalimin e tij para të pranishmëve të shumtë, duke lartësuar veprën e Ahmet Delisë dhe sakrificën e tij, ka thënë se trimi i Prekazit të Epërm u bë frymëzim për shumë burra tjerë në Drenicë, për të mos e duruar pafundësisht pushtuesit serb në Kosovë. Në emër të pasardhësve të Ahmet Delisë, të pranishmit i përshëndeti nipi i tij, Adem Ahmeti, duke i falënderuar për pjesëmarrje në shënim të kësaj ngjarjeje. Kurse në emër të Shoqatës së Famljeve të Dëshmorëve, foli kryetari i saj, Xhavit Jashari. Me një fjalë rasti u paraqit edhe mbesa e Ahmet Delisë, Florije Murseli, ndërkaq mësimdhënësi Nezir Rama, lexoi një historik të ngjarjes së luftës së Ahmet Delisë. Në fund të fjalimeve, stërmbesa Lediona Ahmeti u paraqit me një monolog kushtuar trimit që luftoi me sëpatë përballë pushtuesit të armatosur.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …