Ferizaj i bëri homazh Nexhmije Pagarushës përmes muzikës së saj të pavdekshme

Brenda manifestimit “Ditët e Mërgatës”, mbrëmë në Ferizaj u mbajt koncerti “Homazh për Nexhmije Pagarushën”, i organizuar nga Fondacioni Ramë Lahaj në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Ferizajt.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, publiku pati mundësinë të rikthehej te disa nga këngët më të bukura të repertorit shqiptar, të interpretuara me ndjeshmëri dhe mjeshtëri artistike.

Në skenë performuan Alma Bektashi, Liridon Sadriu, Malvina Likaj dhe Samir Shehu, të shoqëruar nga Pagarusha Band. Aranzhimet e reja muzikore të Shpëtim Saraçit sollën një dimension të ri artistik, duke ruajtur njëkohësisht frymën dhe elegancën e këngëve të Nexhmije Pagarushës.

Kjo mbrëmje ishte një homazh i denjë për figurën e një prej artisteve më të mëdha shqiptare, trashëgimia e së cilës vazhdon të frymëzojë breza të tërë dhe të mbetet pjesë e rëndësishme e identitetit tonë kulturor.

Faleminderit Fondacionit Ramë Lahaj, artistëve dhe publikut që e bënë këtë mbrëmje një festë të bukur të muzikës shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Malishevës vazhdon mirëmbajtjen e ambientit dhe hapësirave të gjelbra

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, po vazhdon angazhimin në mirëmbajtjen e ambientit …