Filloi asfaltimi i dy kilometrave rrugë që lidhë Burimin dhe Astrazupin

Ka filluar asfaltimi i rrugës Burim-Astrazup, e gjatë afro dy kilometra, e cila lidhë këto dy fshatra, por edhe fshatrat tjerë dhe në të njëjtën kohë është rrugë transite, e cila do ndihmoj në shkarkimin e rrugëve të qytetit të Malishevës. Punimet në këtë rrugë, i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është ndarë i kënaqur me punimet dhe asfaltimin e kësaj rruge. “Është detyrim i yni që të punojmë dhe të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës, por rëndësi të madhe ka orientimi i projekteve kapitale, dhe këtë ne jemi duke e bërë sipas kërkesave dhe nevojave të banorëve të Komunës së Malishevës. Edhe ky projekt infrastrukturor, ka rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për këto dy fshatra, por për pothuajse gjysmën e vendbanimeve të Malishevës, sepse shërben si rrugë transite dhe lidhë fshatrat në vijën Astrazup-Kijevë, apo më mirë të themi, lidhë magjistralet Prishtinë-Malishevë-Rahovec dhe magjistralen Prishtinë-Kijevë-Pejë”, ka thënë kryetari Begaj, duke folur për rëndësinë e rregullimit të kësaj rruge. Kjo rrugë, e cila lidhet edhe me rrugën Gurbardh-Dragobil-Mirushë, e cila është asfaltuar ditën e djeshme, ka një rëndësi të madhe, jo vetëm për qarkullimin dhe lidhjen e këtyre fshatrave, por edhe për faktin se shërbimet edhe si rrugë transite dhe rrjedhimisht lehtëson lëvizjen e veturave, duke ju shmangur hyrjeve në qytet, por edhe shkurton gjatësinë për shumë kilometra. Kjo rrugë e cila ka filluar të asfaltohet sot, ka një gjatësi prej afro dy kilometrave dhe financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …