Filloi asfaltimi i rrugës në lagjen e Hotëve në Malishevë

Në kuadër të asfaltimit të rrugëve dhe rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në qytetin e Malishevës, sot ka hyrë në fazën finale rruga në lagjen e Hotëve. Pas zgjerimit dhe rregullimit të bazës, sot ka filluar asfaltimi i kësaj rruge. Asfaltimin e rrugës e kanë përcjellë nga afër, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me drejtorin e urbanizmit Ahmet Morina dhe atë të administratës, Hajrullah Mazreku.

Me këtë rast, kryetari Begaj i ka uruara banorët e kësaj lagjeje, përkatësisht të atyre që jetojnë përgjatë kësaj rruge, dhe tha se “janë të përkushtuar në rregullimin e përgjithshëm, të infrastrukturës në tërë territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa qyteti, dot të vazhdoj të ketë vëmendje të veçantë”.

Drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, tha se “kjo rrugë, përveç rëndësisë që ka për vet banorët e kësaj lagjeje, është edhe një lloj mini  transiti, pasi një pjesë e madhe e ngasësve të veturave, nuk kanë nevojë të hyjnë nëpër qytet, por mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë”.

Rruga në lagjen e Hotëve, fillon nga hyrja në qytet, përkatësisht rruga Malishevë-Prishtinë, në pjesë veriore dhe lidhet me pjesë perëndimore, apo në rrugën Malishevë-Kijevë-Pejë, prandaj edhe shërben si transit për ngasësit e veturave, që lëvizin në këto dy rrugë, në mënyrë që ti ikin tollovisë në qytet, sidomos gjatë sezonit të verës, kur rrugët janë tejet të ngarkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi priti në një takim kampionët e Klubit Hendbollistik Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska …