Filloi renovimi i aneksit të shkollës së Mirushës

Në fshatin Mirushë të komunës së Malishevës, kanë filluar punimet në renovimin e objektit të shkollës së fshatit, përkatësisht aneksit të shkollës. Ky aneks ishte dëmtuar në fillim të këtij viti, si pasojë e erërave të fuqishme. Renovimi i këtij aneksi, do të bëhet i tërësishëm dhe me një shtator, planifikohet që të dy objektet e shkollës, të hyjnë në funksion dhe nxënësit të mësojnë në një ndërrim.

Punimet në këtë shkollë, sot i kanë parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i arsimit Avdi Morina dhe drejtori i urbanizimit Ahmet Morina.

Drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, tha se “përveç kulmit, i cili është dëmtuar nga erërat, ky aneks do të rregullohet në tërësi dhe do ti plotësoj nevojat e shkollës së fshatit, ndërsa projekti për renovim ka një shumë prej 24 mijë euro”.

Drejtori i arsimit Avdi Morina, bëri të ditur, se me rregullimin e këtij aneksit, synohet që nxënësit të mësojnë në një ndërrim, pasi krijohet hapësirë e mjaftueshme për të gjitha klasat.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …