Filloi zbatimi i premtimit për mbështetjen e fermerëve

Kryetari i komunës së Rahovevcit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, z. Behar Thaqi, si dhe zyrtarë të drejtorisë, vizituan Qendrën Grumbulluese për Pemë dhe Perime “Agrocelina” në Xërxë, ku po e konkretizojnë një tjetër hap të rëndësishëm në mbështetje të bujqësisë.

Përmes kësaj mbështetjeje po shpërndahen rreth 500,000 fidanë dhe preparate për spërkatje, duke u ofruar fermerëve kushte më të mira për punën e këtij sezoni.

Kjo mbështetje mundëson mbjelljen e rreth 7 hektarëve me tranguj dhe të 5 hektarëve me speca kortosk.

Përfitues nga ky partneritet (me participim 80% Komuna e Rahovecit dhe 20% “Agrocelina”) janë 150 bujq.

Në këtë formë ka thënë kryetari Latifi, e rrisim prodhimin vendor, i fuqizojmë bujqit tanë dhe e përmirësojmë dukshëm cilësinë e produkteve bujqësore.

Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë bujqve tanë, duke i mbështetur ata në çdo hap, sepse zhvillimi i bujqësisë nënkupton më shumë të ardhura për familjet tona dhe një ekonomi lokale më të fortë, ka deklaruar kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …